Kryetari i Ferizajt pasi e merr albumin: Mozzik e meriton t’i duartrokasim

Kryetari i Ferizajt pasi e merr albumin: Mozzik e meriton t’i duartrokasim

Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu,ka takuar sot reperin Mozzik, i cili është banor i kësaj komune

Këtë e ka bërë të ditur vetë Aliu, përmes një statusi në Facebook.

“Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Rinisë, prita një nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj. Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë se javën që lamë pas, reperi Mozzik ka shpërndarë albumin e tij në disa qytete të Kosovës.

Por, shpërndarja e albumit u ndalua nga Policia e Kosovës, pasi Mozzik në shumicën e qyteteve u prit nga fëmijë të cilët nuk respektuan distancën dhe nuk kishin vendosur maska.

Shpërndaje në: