Kryetari i Gjakovës për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Periskopi.com Lajme

Dy fëmijë sot kanë vdekur pasi që shtëpia u kaplua nga zjarri në fshatin Ujzi të Gjakovës.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili e ka quajtur tragjedi lajmin për vdekjen e tyre.

Ai tha se vdekja e tyre lë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre por edhe të gjithë bashkëqytetarëve.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar Gjini në “facebook”.