Kryetari i Obiliqit tregon pse është larguar nga AAK’ja dhe sot garon me Iniciativën Qytetare për Obiliq

Kryetari i Obiliqit tregon pse është larguar nga AAK’ja dhe sot garon me Iniciativën Qytetare për Obiliq

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në emisionin Frontal në T7, ka treguar se pse është larguar nga AAK’ja, parit kjo me të cilin Gashi fitoi zgjedhjet në Obiliq dy herë radhazi.

Gashi i cili kësaj radhe garon me një iniciativë nga Obiliqi, ka thënë se me AAK’në është prishur shkaku i punësimit.

“Është e vërtetë që unë kam dhënë dorëhqje nga Aleanca, arsyeja ka qenë çështja e punësimit”, është shprehur Gashi.

“Në Qeverinë Haradinaj është bë shpronësimi i tokave të Obiliqit, janë nxjerrë dy vendime në atë qeveri. Në ligjin për Obiliqin ekziston një nen ku thuhet se në kushte të barabarta, të drejtën ta gëzojnë qytetarët e Obiliqit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ekzekutivi që në dorë AAK’ja e pati dy herë, nuk e ka respektuar ligjin për Obiliqin.

“Është shpallur një konkurs më 2019 dhe nuk e kanë trajtuar drejt këtë cështje. Ne kemi bërë padi në gjykatë kundër ekzekutivit të KEK’ut”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se nëse nuk respektohet ligji për Obiliqin edhe gjatë kohës sa ministrinë përkatëse e kishte AAK’ja, kryetari do të largohej nga AAK’ja me dorëheqje. Ashtu edhe ndodhi.

“Edhe gjatë Qeverisë Hoti, AAK’ja ishte në bashkëqeverisje, ka filluar shpallja e konkursit, ka filluar rekrutimi i të interesuarve për punësim. Pa pritmas shkarkohet Bordi i KEK’ut, papritmas pezullohet konkursi dhe në këtë rast ministër i asaj kohe ishte një nga AAK’ja dhe unë e pata potencuar që nëse nuk kanë prioritet, sipas ligjit, qytetarët e Obiliqit, unë do të japë dorëheqje”, shtoi Gashi.

Shpërndaje në: