Kryetari i Sindikatës së Policisë tregon se si është gjendja e policëve të plagosur në Skenderaj

Kryetari i Sindikatës së Policisë tregon se si është gjendja e policëve të plagosur në Skenderaj

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur në lidhje me lëndimin e dy policëve në Skenderaj.

Ai bëri të ditur se gjendja e tyre është stabile dhe se ende nuk dihet se kush e ka shkrepur armën.

“Që të dy zyrtarët policorë kanë lëndime të rënda trupore dhe gjendja shëndetësore e tyre momentale është stabile. Shkaktar ka qenë shqiptimi i një kundërvajtjeje të komunikacionit dhe aty ka filluar ajo zënka apo mllefi i personave, të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë. Pra, zënkën e kanë iniciuar personat e dyshimtë për shkak të mllefit, ndërsa se kush e ka shkrepur armën, ajo është pjesë e hetimeve dhe shpresoj që do të ndriçohet sa më shpejt”, u shpreh ai.

Tutje, ai bëri të ditur se njëri nga policët është lënduar me mjet të fortë, ndërsa tjetri me armë zjarri.

“Dihet që zyrtarët policorë janë sulmuar, janë të lënduar rëndë, njëri me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të fortë në kokë, që ka disa plagë dhe gjendja e tyre është stabile, përndryshe në të ardhmen do të vërtetohet se arma e kujt ka shkrepur”, u shpreh tutje ai për Klan Kosova.

Shpërndaje në: