Kryetari i Skënderajt: Ashtu siç premtova, filluam fasadimin e objekteve banesore në sheshin ‘Adem Jashari’

Kryetari i Skënderajt: Ashtu siç premtova, filluam fasadimin e objekteve banesore në sheshin ‘Adem Jashari’

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, njofton se ka filluar fasadimi i objekteve  banesore përgjatë sheshit Adem Jashari.

Ai shkruan:

Një nga premtimet e mia elektorale ishte edhe fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit Adem Jashari.

Jo veç pse e kemi dhënë fjalën, por është nevojë për të ndryshuar për të mirë pamjen e jashtme të ndërtesave, për të na mbetur asgjë më shumë se një kujtim dukja e tanishme e tyre, kur nesërmja do t’i zbardh në një panoramë të vërtetë.

Jam i lumtur që ende pa u bërë 6 muaj kur mora detyrën, po nis të jetësohet ai premtim.

Synim kemi që sheshit me emrin më të mirë në Kosovë, t’i japim madhështinë edhe në aspektin e ndërtimit.

E këtë ua kemi borxh edhe banorëve.

Shpërndaje në: