Kryetari në Rumani i fitoi zgjedhjet bidshëm 2 javë pasi vdiq nga koronavirusi

Kryetari në Rumani i fitoi zgjedhjet bidshëm 2 javë pasi vdiq nga koronavirusi

Një kryetar në Rumani që vdiq nga komplikimet shkaku i koronavirusit ka siguruar një fitore bindëse në zgjedhjet lokale.

Ion Aliman fitoi mandatin e tretë në Deveselu, një fshat në jug të Rumanisë, duke siguruar 64 për qind të votave.

Zyrtarët thonë se emri i tij veçse ishte shtypur në fletëvotime dhe nuk mund të hiqej pasi vdiq në kryeqytet, Bukuresht, më 15 shtator.

Kjo bën që të mbahen zgjedhje të reja, i thanë zyrtarët Reutersit, por banorët tashmë e kanë vizituar varrin e kryetarit për t’i uruar fitoren, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Një video në mediat sociale shfaqin grupet e mëdha të fshatarëve që u mblodhën rreth varrit të z.Aliman.

“Është fitorja jote,” dëgjohet një burrë derisa thoshte.

“Ai ishte tamam kryetar për ne,” tha një grua. “Ai e merrte anën e fshatit, respektonte ligjet. Nuk besoj që do të kemi kryetar si ai më.”

Aliman ishte ish zyrtar i marinës dhe kandidonte në Partinë Social-Demokrate. /Periskopi  

Shpërndaje në: