Kryetari Tahiri merr pjesë në përurimin e Fabrikës së Tekstilit që punëson 60 gra në Stanoc të Epërm

Kryetari Tahiri merr pjesë në përurimin e Fabrikës së Tekstilit që punëson 60 gra në Stanoc të Epërm

Në fshatin Stanoc i Epërm sot është përuruar fabrika e tekstilit e cila punëson 60 gra të këtij lokaliteti. Ndërtimi i kësaj fabirke është bërë në bashkëpunim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe firmës “VITEX” ku është nënshkruar marrëveshja për dhënie në shfrytëzim objektit të vjetër të ish shkollës “Migjeni” në Stanoc të Epërm me qëllim të punësimit të grave në këtë rrethinë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se përurimi i fabrikës së tekstilit është një lajm tepër i mirë për Stanocin dhe e falenderoi firmën “VITEX” për bashkëpunim me Komunën E Vushtrrisë dhe renovimin terësisht të ish-objektit të shkollës ku tani do të punësohen 60 gra.

“Ndihem i lumtur që ky bashkëpunim mes Komunës dhe “VITEX” u realizua kaq bukur edhe përkundër skeptikëve të cilët në fund u bindën që ky investim është i drejtë dhe i duhur për të gjithë. Unë dua të uroj të gjithë banorët e Stanocit të Epërm, dua të uroj të gjitha ato gra që do të punojnë këtu, sepse është një mundësi e jashtëzakonshme për të ulur papunësinë e lartë që e kemi tek gratë. Në këtë punëtori ku do të kemi punësim, zhvillim e mbi të gjitha do t’iu japim shancën grave të këtij rajoni që të punojnë e me paratë e tyre të shkollojnë fëmijët e tyre. Do të vazhdojë të qëndrojë pas secilit që krijon vende pune” tha Tahiri.

Edhe menaxheri i fabrikës i uroj banorët për përurimin e fabrikës dhe falenderoj Krtetarin Tahiri për bashkëpunim “Planifikojmë që t’i punësojmë rreth 60 gra vitin e parë, këtu do të kemi edhe me porosi po edhe prodhime të firmës të cilat ne i bëjmë të gatshme. Lusim ato gra që dinë të punojnë edhe që nuk dinë do të trajnohen, do t’i aftësojmë “, tha ai.

Shpërndaje në: