Kryetari Tahiri vizitoi IADK, përkrahja e punësimi i grave është në qendër të qeverisjes së tij për Vushtrrinë

Kryetari Tahiri vizitoi IADK, përkrahja e punësimi i grave është në qendër të qeverisjes së tij për Vushtrrinë

Përkrahja e punësimi i grave është në qendër të Programit Qeverisës të Kryetarit të Vushtrrisë, kandidatit të LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir.

Në vizitën e tij në IADK Tahiri ka thënë se gratë do të trajnohen e pastaj certifikohen dhe ndihmohen të krijojnë biznesin e tyre dhe Komuna do ti mbështes ato përmes financimit të trajnimeve në IADK e institucione të ngjashme.

“Përmes subvencionimit nga fondet e Komunës, gratë që kryejnë trajnimet e nevojshme do të ndihmohen me pajisje dhe aftësitë e fituara në trajnime të mbështetura nga Komuna do ti kthejnë në vetë punësim e prodhim të produkteve vendore, gjë kjo e cila do ti fuqizoj ato në zhvillimin e tyre dhe më pas do të  kenë mundësi të punësohen edhe gra të tjera” ka thënë Tahiri.

Linku i videos:

Shpërndaje në: