Kryetari Xhafer Gashi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari Xhafer Gashi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari  i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka paraqitur të arriturat e qeverisjes së tij komunale në fushën e infrastrukturës arsimore, duke u shprehur se: ” Një komb që punon për breza të rinjë, ka të ardhme të garantuar, andaj përkushtimi ynë në përmirësimin e cilësisë në arsim është i pandalshëm!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të dashur nxënës,

Të nderuar prindër e mësimdhënës,

Një komb që punon për breza të rinjë, ka të ardhme të garantuar, andaj përkushtimi ynë në përmirësimin e cilësisë në arsim është i pandalshëm!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22, një ditë e rëndësishme për secilin prej nesh, ju uroj fillim të mbarë dhe suksese pambarim në rrugën e dijes e diturisë!

Nxënës të dashur, shkollat tuaja janë gati për sfidat dhe aspiratat e reja!

#bashkëpërarsimcilësorë!

Xhafer Gashi”

Shpërndaje në: