Kryetarja e Preshevës kërkon nga Qeveria që të ndryshojë masat për hyrjen në Kosovë

Kryetarja e Preshevës kërkon nga Qeveria që të ndryshojë masat për hyrjen në Kosovë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se masat e vendosura nga Qeveria Kurti për të hyrë në Kosovë, janë duke vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij qyteti.

Ajo ka ftuar qeverinë që të ndërrojë këto masa, sipas saj, ndikojnë në përmirësimin e jetës së preshevarëve.

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj”.

“Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, ka shkruar Sinani.

Kujtojmë se edhe zv. ministri i Maqedonisë ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojnë urgjentisht vendimin e marrë.

“Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, ka shkruar ai ditën e djeshme në rrjetin e tij social Facebook.

 

Shpërndaje në: