Kthehet Icardi – Interi e lë shumë prapa Milanin dhe 16 ekipe tjera (Video)

Kthehet Icardi – Interi e lë shumë prapa Milanin dhe 16 ekipe tjera (Video)

Interi po fiton me rezultat 2 me 0 ndaj Frosinones si mysafir, në një duel që pritej të ishte më i vështirë se kaq.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 51 e ndeshjes, ndërkaq biankonerët kanë shënuar me anë të Radja Nainggolan dhe Ivan Perishiq, shkruan Periskopi.

Së fundi, Frosinone ka pasur formë mjaft të lartë në ligë, duke qenë se po lufton për të mos rënë nga liga – por, Interit i është kthyer Mauro Icardi që po e bën namin.

Interi tashmë është në vendin e tretë me 65 pikë, ose pesë më shumë se Milani që ndodhet në vendin e katërt. Spalletti për më tepër duket i sigurt në punën e tij, gjë që i pamundëson një kthim në Itali Jose Mourinhos.

Shpërndaje në: