Ku është Sami Kurteshi? Zyrtarët e VV-së në Gjilan publikojnë foto me mungesën e madhe

Ku është Sami Kurteshi? Zyrtarët e VV-së në Gjilan publikojnë foto me mungesën e madhe

Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë me popullin një fotografi me të tjerë kolegë të partisë nga kjo komunë.

Alban Hysenni? Këtu. Labinotë Demi Murtezi? Këtu. Hydajet Hyseni Kaloshi? Këtu. Luan Aliu? Këtu. Arijeta Rexhepi? Këtu. Sami Kurteshi? Mungon. Ismajl Kurteshi? Mungon.

Pra, në këtë fotografi mungon Sami Kurteshin me djalin e axhës së tij, Ismajlin. Të dy këta janë aktivistë të devotshëm të Vetëvendosjes në Gjilan.

Nuk dihet nëse Samiu me Ismajlin kanë qenë të përfshirë në fushatën e Alban Hysenit në këtë komunë, dhe e cila ishte relativisht e sukesshme krahasuar me debaklet që pësoi kjo parti në nivel vendi, raporton Periskopi.

Sami Kurteshi ka qenë ndër njerëzit më të njohur të VV-së në Gjilan, duke qenë madje edhe kandidat për kryetar të Komunës.

Shpërndaje në: