Ku humbën gjithë këto padi, raste keqpërdorimesh…(I)

Ku humbën gjithë këto padi, raste keqpërdorimesh…(I)

Këto pyetje janë përmbledhur nga Kallxo.com. Periskopi do t’i sjellë ato me video, të ndara në dita pjesë.

43 pyetje thelbësore për kujtesën apo amnezinë kolektive të opinionit publik kosovar.

Në këtë vend, lajmi më i keq e mbulon lajmin e keq. Në momentin kur vëmendja e publikut kalon nga një lajm i keq në tjetrin, edhe institucionet përgjegjëse ndalojnë së trajtuari rastet të cilat presin gjykim apo trajtim disiplinorë. Janë me qindra raste të cilat morën vëmendjen e qytetarëve për pak ditë, por të cilat u harruan tërësisht pas pak kohe.

Andaj, 43 pyetjet në vijim kanë të bëjnë me të gjitha ato raste të cilat janë ngritur në debat përgjatë këtyre viteve të fundit, por kurrë nuk kemi dëgjuar përfundimin e tyre:

Përse i lejohet edhe më tutje ushtrimi i veprimtarisë mjekësore urologut Lutfi Dervishi të dënuar nga gjykata për transplantim ilegal organesh?

Çka u bë me padinë e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës Reshat Maliqi kundër Presidentit në ardhje Hashim Thaçi? E me padinë e ish-deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi kundër Hashim Thaçit?

A u hetuan ndonjëherë personat përgjegjës të Komunës së Istogut të cilët kishin vendosur t’i dhuronin një veturë zyrtare familjes së të ndjerit Fadil Ferati –  ish kryetar i kësaj komune?

A i ktheu ndonjëherë mjetet avans ish-zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Gjergj Dedaj, për të cilat u shkarkua nga detyra? Përse një zyrtar publik i shkarkuar një herë për keqpërdorime është emëruar sërish zëvendësministër në qeverinë aktuale?

A i kthyen zyrtarët komunal të Klinës banesat të cilat ua ndau komuna padrejtësisht më 2011, duke përfshirë edhe kryetarin Sokol Bashota?

Çka u bë me banesën e ish kryetarit të Prishtinës Ismet Beqiri i cili bleu banesë dukshëm nën çmimin e tregut?

 

Shpërndaje në: