Ku janë përkthyesit? Ministrja e Jashtme e Holandës jep dorëheqje shkaku i krizës në Afganistan

Ku janë përkthyesit? Ministrja e Jashtme e Holandës jep dorëheqje shkaku i krizës në Afganistan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, Sigrid Kaag, ka dhënë dorëheqje për shkak të mënyrës se si është menaxhuar evakuimi i afganëve muajin e kaluar.

Ajo është e para zyrtare në qeveritë perëndimore që tërhiqet pas kaosit që u shkaktua kur talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Deputetët holandezë kaluan një mocion censurimi kundër saj, duke thënë se qeveria ishte shumë e ngadaltë që të përgjigjej dhe la prapa shumë afganë që është dashur të largoheshin, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Znj. Kaag tha që i qëndronte prapa veprimet e saj por e pranonte verdiktin e deputetëve.

Ajo pranoi se qeveria ishte e ngadaltë në procesin në fjalë.

Qindra afganë të stafit lokalë dhe njerëz që kishin punuar si përkthyes për trupat holandeze tashmë kanë mbetur në Afganistan nën regjimin taleban. /Periskopi

Shpërndaje në: