“Ku ka në botë botë kështu, me vra djalin në burg dhe me provu me paraqitë si vetëvrasje?”

“Ku ka në botë botë kështu, me vra djalin në burg dhe me provu me paraqitë si vetëvrasje?”

“Shumë shpejt do të dalim me një propozim se cilin institucion do familja që ta hetojë rastin Dehari. Dhe shteti duhet të paguaj shpenzimet”, ka thënë Gashi në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se Sylë Hoxha ka bërë deklarata mashtruese duke e shpallur vetëvrasje vdekjen e Deharit.

“Pse s’dul njëherë me kërku falje Sylë Hoxha për tërë ato manipulime. Nëse Sylë Hoxha del me deklarata të tilla mashtruese dhe e mashtron opinionin, kjo cështje ka me u sqaru”, tha avokati.

Gashi, tha se fotografitë e publikuara sot, gjatë prezantimit të raportit të autopsisë janë “fotografitë më së paku të tmerrshme.”

“Hetim ndërkombëtar ka me pas deshtëm apo nuk deshtëm. Deshti apo nuk deshti Sylë Hoxha.”

“Ku ka në botë kështu, me vra djalin dhe me tentu me paraqitë si vetëvrasje”, ka pyetur ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: