Kualifikimi i Kosovës në Evropian apo i Lazios në Champions? Berisha tregon dëshirën e tij

Kualifikimi i Kosovës në Evropian apo i Lazios në Champions? Berisha tregon dëshirën e tij

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’, në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, shkruan Zëri.info.

Pjesë e Kosovës edhe në këto dy ndeshje është mesfushori i Lazios Valon Berisha, i cili po kalon nëpër një formë mbresëlënëse.

Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë.

I pyetur se nëse do më parë që Kosovën ta dërgojë në Evropian apo ta inkuadrojë Lazion në Ligën e Kampionëve, Berisha tha:

“Dëshira ime më e madhe është ta dërgoj një ditë Kosovën në një Evropian apo Botëror, por normalisht do të doja që Lazion ta ndihmoj të inkuadrohemi në Ligën e Kapionëve”, tha fillimisht Berisha.

“Jemi afër Evropianit, dhe shpresoj të arrijmë këtë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: