Kuba komuniste e uron Maduron për fitoren, para se të dilte rezultati i zgjedhjeve

Kuba komuniste e uron Maduron për fitoren, para se të dilte rezultati i zgjedhjeve

Partia në pushtet në Venezuelë ka fituar në 20 prej 23 guvernatoreve në zgjedhjet rajonale të së dieles, të parat në katër vjet në të cilat morën pjesë partitë kryesore opozitare.

Kandidatët opozitarë fituan vetëm tri pozita guvernatoresh.

Presidenti i Kubës që ndan të njëjtat bindje ideologjike uroi homologun e tij venezuelian madje edhe para se të shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve nga autoritetet, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Dalja në zgjedhje ishte shumë e ulët, me vetëm 41.8 për qind.

Sidoqoftë, kjo nuk reflektonte ndonjë bojkotim nga partitë opozitare./Periskopi

Shpërndaje në: