Kuba nis vaksinimin e fëmijëve 2 vjeç e lart

Periskopi.com Lajme

Kuba pretendon se është bërë shteti i parë në botë që ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjeçare e lart kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Kuba ka nisur të imunizojë fëmijët e grup-moshës 2-11 nga 6 shtatori, duke përdorur vaksinat e krijuar vetë, të cilat nuk janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky vendim është marrë pasi Kuba ka përfunduar testimet klinike të dy vaksinave të saja në fëmijë të vegjël.

Vaksinat e Kubës nuk janë analizuar nga shkencëtarë ndërkombëtarë.

Edhe shtete tjera në botë janë duke vaksinuar fëmijë nga mosha 12-vjeçare, dhe disa janë duke kryer testime në fëmijë të moshave më të reja.

Shtetet si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë bërë të ditura planet për të vaksinuar fëmijë më të vegjël se 12 vjeç, mirëpo Kuba është e para që bën një gjë të tillë.

Ky ishull komunist me 11.2 milionë banorë synon të imunizojë të gjithë fëmijët para rihapjes së shkollave.

Viti i ri shkollor ka nisur, mirëpo fëmijët vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpi, duke ndjekur mësimet nga programet televizive dhe jo nga internet, pasi shumica e familjeve në këtë vend nuk kanë qasje në të.