Kuçi publikon videon e Kurtit kur thoshte se është mbushur morgu i spitalit, e krahason me gjendjen e sotme

Kuçi publikon videon e Kurtit kur thoshte se është mbushur morgu i spitalit, e krahason me gjendjen e sotme

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka ripublikuar videon e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën ai e kishte postuar më 13 korrik të vitit të kaluar, kur qeveria udhëhiqej nga Avdullah Hoti, duke thënë se morgu është mbushur dhe më nuk ka vend për të vdekurit nga COVID-19.

“Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe të turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë”, kishte thënë Kurti në korrikun e 2020-ës.

Kuçi ia ka kujtuar këtë deklaratë të parit të ekzekutivit, në ditën kur Kosova shënoi 20 raste të vdekjes nga ky virus dhe kur Bashkimi Evropian e largoi Kosovën nga lista e vendeve të sigurta, për shkak të rasteve të shumta të infektimit me COVID-19.

“Sot: Morgu i spitalit nuk ka vend për numrin e njerëzve të vdekur. Kosova futet në listën e zezë të BE”, shkroi ajo në postimin e saj në Facebook.

Shpërndaje në: