Kuipers zbulon si e ‘kërcënoi’ Chiellinin para finales Angli-Itali, që të mos protestonte

Kuipers zbulon si e ‘kërcënoi’ Chiellinin para finales Angli-Itali, që të mos protestonte

Finalen e “Euro 2020”, Itali-Angli, të zhvilluar në Wembley, e ka drejtuar gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers, i cili 3 muaj pas kësaj përballjeje zbulon një prapaskenë me kapitenin e Italisë, Giorgio Chiellini.

“Bilbili” i caktuar nga UEFA për ndeshjen që kurorëzoi kampionët e Europës, tregon atë që ndodhi pak minuta para fillimit të takimit.

“Gjatë nxemjes, Chiellini m’u afrua për të më uruar fat të mirë për mbarëvajtjen e gjykimit, kështu që shfrytëzova rastin për të rekomanduar që të mos protestoj dhe të mos më ushtrojë presion, duke kërkuar ndëshkimin e kundërshtarëve me kartonë të verdhë, përndryshe do të isha i ashpër. Sigurisht që të njëjtën gjë i thashë kapitenit të Anglisë, Harry Kane”.

Një kërkesë që, sipas Kuipers, u pranua nga të dy kapitenët.

“Chiellini shkoi në dhomat e zhveshjes dhe kur u kthye më tha: “Bjorn, mos u shqetëso, fola me të gjithë shokët e mi të skuadrës! Duhet ta pranoj që lojtarët e të dy skuadrave ishin shumë korrektë, i përgëzoj ata dhe trajnerët.”

Shpërndaje në: