Kujdes! Ja çfarë duhet bëni menjëherë nëse digjeni nga dielli

Kujdes! Ja çfarë duhet bëni menjëherë nëse digjeni nga dielli

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të digjemi nga rrezet e diellit kur kemi shkuar në plazh, të paktën njëherë në jetë. Mbase në këto raste keni dashur të zhyteni me shumë shpejtësi në një banjë me akull të ftohtë, por, në fakt gjëja e parë (dhe që ndihmon më tepër), që duhet të bëni pasi jeni djegur nga dielli është të derdhni mbi veten një gotë me qumësht. Ja pse…

Për çfarë keni nevojë: Një shtupë të pastër, një tas të vogël, pak kuba akulli dhe një shishe me qumësht pa yndyrë.

Çfarë të bëni: Derdhni akullin dhe qumështin në një tas dhe zhysni brenda tyre shtupën. Shtrydheni shtupën dhe aplikojeni në vendet ku lëkura është djegur. Pse funksionon: Proteinat në qumësht e veshin lëkurën (në krahasim me ujin që avullon nga vajrat e thjeshtë) dhe ndihmojnë për të riparuar lëkurën e dëmtuar. Qumështi i skremuar është më i mirë, sepse ka një sasi të lartë proteinash pasi yndyra është hequr, sipas Dr. Joshua Zeichner, dermatolog dhe Drejtor i Kërkimeve Kozmetike dhe Klinike në Mount Sinai Hospital.

Shpërndaje në: