Kujdesuni për lëkurën teksa flini gjumë

Kujdesuni për lëkurën teksa flini gjumë

E marrim me mend se ndonjëherë (për të mos thënë shumë herë) rastis që darka ju gjen të lodhur, aq sa pastrimi i makeup-it është gjëja e fundit që dëshironi. Por, nuk ja justifikime! Gjatë natës, teksa ju flini gjumë dhe pushoni, lëkura përthith shumë më tepër lëndë ushqyese se gjatë ditës, ndaj është e panevojshme të theksojmë se çfarë rëndësie ka trajtimi i mbrëmjes. Që të kujdeseni për lëkurën gjatë gjumit, ndiqni hapat e mëposhtëm.

1 – Pastroni, pastroni, pastroni dhe gjejeni çfarë…pastroni!

Përpiquni të mos e hiqni makeup-in me shpejtësi pasi gjasat janë që të mbeten akoma papastërti në lëkurë. Madje mund të përfundoni me zona të irrituara dhe skuqura. Kushtojini disa minuta fytyrës dhe merruni me qetësi.

2 – Serumi

Serumi është një tjetër produkt që nuk duhet të mungojë në rutinën e kujdesit të fytyrës. Ndryshe nga të tjerët, funksioni i serumit është të ushqejë shtresën e dytë të lëkurës, duke mos trajtuar vetëm problemet e sipërfaqes. Vendoseni serumin në lëkurë dhe masazhojeni në mënyrë që të qarkullojë më shumë gjaku dhe përbërja të përthithet mirë.

3 – Hidratimi

Nëse keni një hidratant që ka dhënë rezultate pozitive në lëkurën tuaj, mos e kurseni, por përdoreni gjithnjë përpara gjumit, pasi gjatë natës, siç e thamë, lëkura e përthith më mirë; nëse ende nuk keni gjetur një produkt të përshtatshëm, flisni me dermatologun ose farmacistin. Përsa i përket radhës së përdorimit të produkteve të kujdesit të lëkurës në darkë, këshillohet:

1. Larësi
2. Toniku
3. Trajtimi i zonave problematike
4. Serumi
5. Kremi për zonën e syve
6. Hidratant, kremi i natës

Por megjithatë jo të gjitha rastet janë njësoj, ndaj dermatologët këshillojnë që numrin e produkteve ta përshtasni në varësi të moshës, llojit dhe problematikës së lëkurës.

Shpërndaje në: