Kuka flet i shqetësuar: Ky është problemi i ri që po ballafaqohem në rritjet e sportistëve

Kuka flet i shqetësuar: Ky është problemi i ri që po ballafaqohem në rritjet e sportistëve

Driton Kuka është shpallur me plotë meritë trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos. Këtë epitet ai tregoi se e meriton edhe më tutje dhe kjo u dëshmua me sukseset e jashtëzakonshme të xhudos të arritura në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë ku ky sport mori pesë medalje, tri prej të cilave ishin të arta.

Puna e jashtëzakonshme e Kukës i ka sjellë Kosovës medalje të shumta ndër vite duke bërë që flamuri i Kosovës të ngritet mbi flamujt e shteteve të ndrysmë të botës, ne mesin e të cila shumë prej tyre ishin edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, së fundi, Kuka ka ngritur një shqetësim që sipas tij po paraqet problem në rritjen e talenteve të rinj, raporton KosovaPress.

Në një status në “Facebook”, Kuka ka thënë se tashmë e di rrugën për ta çuar një sportist drejt majave evropiane, por që problemi me të cilin po ballafaqohet është mospërkushtimi i sportistëve të rinj në punën drejt sukseseve.

Sipas tij, lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë bërë penguesit kryesor të rritjes në nivele kulminante.

Ai ka thënë se një problem i tillë nuk ka ekzistuar më parë.

Ja shkrimi i plotë i Driton Kukës në “Facebook”:

Nga këndi i trajnerit…

Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!

Si trajner kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave evropiane, botërore e Olimpike por …

Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoholit tashmë janë bërë penguesit kryesor të rritjes në nivele kulminante!

Një problem i ri që nuk ka ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bëjnë sport për prezantim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!

Kjo po del tash problemi kryesor!

Gjenerata tjera, mentalitet tjetër.

Shpërndaje në: