Kuka: Ka ardh koha që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit

Kuka: Ka ardh koha që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit

Selektori i reprezentacionit te xhudos së Kosovës, Driton Kuka, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit, i cili do të ndërtohej me kritere dhe jo me vota.

Përmes një statusi në Facebook, Kuka ka kritikuar federatat sportive për të cilat thotë se janë mbushur me njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë për sportin.

Kuka thotë se tashmë ka ardhur koha që njerëzit e duhur të drejtojnë sportin.

Ky është statusi i tij pa ndërhyrje:

Kosova ka ardh koha të ketë

Këshillin Kombëtar tē Sportit!

Por jo ai të ndërtohet me vota,po me kritere!

Sporti sështë politikë e as klub sportiv me ba tifo!

Këshilli Kombëtar i Sportit domosdoshmëri!

Me njerëz me kredibilitet të lartë personal,me bagazh të sportistit e jo turistit.

Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është ba trend.

A ka krizë në sportin e shtetit tonë,patjetër që po.!

A ka analizë të performansës së federatave shumë pak ose aspak!

Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës,pse ky fenomen,atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta!

Mos tē lajthitet opinioni!

Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar?

Shumë numër i vogël.

Sa Sporte kanë fituar medalje Elitare prej përfundimit të luftës e kendej?

Të analizohet pse ?

Kur flitet për buxhet krejt gjejnē arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë,por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trener.!?

Koha me ardh njerëzit e duhur në sport!

Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat Elitar,duhet ndryshuar mos të bajmë hajgare me rezultate!

Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit.

Ta ecim sportin përpara për fëmijët tonë të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm.

Shpërndaje në: