Kuka: Ky është tregimi më i bukur në jetën time

Kuka: Ky është tregimi më i bukur në jetën time

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, thotë se nuk e ka menduar kurrë që Kosova do të marrë medalje të artë olimpike në Lojërat e para që merr pjesë.

Majlinda të dielën e shkuar ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa sot në Prishtinë ekipi kosovar është duke mbajtur konferencë për media, ku Kuka ka lavdëruar paraqitjet e kampiones kosovare.

Ai thotë se do të ishte i kënaqur edhe me medalje tjetër olimpike, por medalja e artë në “Rio 2016” për të është tregimi më i bukur në jetë.

“Kemi pas synim që të fitojmë medalje, për mu çdo medalje olimpike ka qenë e artë. Do të isha i kënaqur edhe me medalje të bronztë. Nora ka qenë rrugës së mirë që t’i afrohet Majlindës, por lëndimi në kohën e keqe ka bërë që të mos i bashkohet suksesit të Majlindës. Akoma po më duket se gjithçka është ëndërr. Ndoshta duhet kohë që ta kuptojmë ku kemi arrit. Kjo është storia më e bukur që ka ndodhë në jetën time”, është shprehur ai.

 

Shpërndaje në: