Kuksianët protestë kundër Kurtit: Hiqe masën me tri doza, edhe testi po na kushton 30 euro

Kuksianët protestë kundër Kurtit: Hiqe masën me tri doza, edhe testi po na kushton 30 euro

Ka nisur protesta e kuksianëve në kufirin Shqipëri-Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Qytetarët e Kukësit po kërkojnë nga Qeveria të heqin masën për hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit, pasi siç thanë ata, në Shqipëri doza e tretë u jepet vetëm të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Klani thotë se qytetarët më tej janë ankuar se testi PCR kushton rreth 30 euro dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë për të hyrë në Kosovë.

Me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetarë i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negativ.

Shpërndaje në: