Kumbulla e mbështet Romën si i lënduar sonte për finale: Kurrë nuk do të jesh vetëm, fito për ne

Kumbulla e mbështet Romën si i lënduar sonte për finale: Kurrë nuk do të jesh vetëm, fito për ne

Marash Kumbulla iu ka dhënë zemër bashkëlojtarëve të tij të Romës para duelit të sontëm në finale të Ligës së Evropës kundër Sevillës.

“Giallorossi” do ta kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë pasi triumfuan vitin e kaluar në Ligën e Konferencës.

Fatkeqësisht, përfaqësuesi shqiptar nuk do të mundë t’i ndihmojë shokët pasi e kishte pësuar një lëndim dhe më pas ishte operuar, dhe me këtë rast do të mbetet jashtë fushës së blertë deri në fillim të vitit 2024.

“Kurrë nuk do të jesh vetëm. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, ka shkruar 23 vjeçari në llogarinë e tij në Instagram.

Sevilla dhe Roma do të përballen mes vete sonte në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest në ndeshjen që do të nisë në orën 21:00.

Shpërndaje në: