Kunati i Albulenës reagon nga burgu por s’e bën të madhe: Shoku i burgut më ka folur veç fjalë të mira për Blerta Deliun

Kunati i Albulenës reagon nga burgu por s’e bën të madhe: Shoku i burgut më ka folur veç fjalë të mira për Blerta Deliun

Komandant Malisheva, kunati i Albulena Haxhiut, ka folur pasi iu përmend emri në Kuvendin e Kosovës.

“Ne edhe jemi të akuzuar edhe të dënuar për terrorizëm. Por, secili shqiptar që i bashkohet akuzës kundër nesh – vetëm shtetet sllave na kanë quajtur të tillë,” – ka thënë z. Muhamet Krasniqi.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e Grupit të Kumanovës, anëtarët e të cilit kanë marrë dënime të rënda, raporton Periskopi.

“Unë nuk dua të merrem me Blerta Deliun. Do t’ia lë popullit ta vlerësoj se a ka bërë mirë a jo,” – vazhdoi z. Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva.

Ai tha se një shok i burgut i kishte folur vetëm fjalë të mira për znj. Blerta Deliu.

Albulena Haxhiu është e martuar me z. Alban Krasniqi nga Malisheva, i cili është vëllai i z. Muhamet. /Peiskopi 

Shpërndaje në: