Kundërshtarët e Feronikelit dhe Prishtinës nëse kalojnë fazën e ardhshme parakualifikuese në Evropë

Kundërshtarët e Feronikelit dhe Prishtinës nëse kalojnë fazën e ardhshme parakualifikuese në Evropë

Nëse Feronikeli arrin të fitojë në rundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe në rundin e parë kualifikues fiton ndaj New Saints, klubi drenicas do të përballet me klubin nga Danimarka, Kobenhavn, në kuadër të rundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në rast se bën befasinë e madhe ndaj Rangers, në raundin tjetër mund të përballet me njërën nga këto skuadra, Cork Cityn e Irlandës, Progres të Luksemburgut ose Cardiff Met të Uellsit.

Në rast se Ferronikeli nuk arrin triumfin në turin e parë kualifikues, atëherë skuadra nga Drenasi do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, në rundin e dytë.

Aty drenicasit do të përballen me klubin nga Sllovakia, Slovan Bratislava, apo klubin nga Mali i Zi, Sutjeska. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: