Kundërshtari i boksierit kosovar për titull bote është një ‘vrasës’ i vërtetë

Kundërshtari i boksierit kosovar për titull bote është një ‘vrasës’ i vërtetë

Shefat Isufi të shtunën do të sfidojë për titulln WBO në peshat super të mesme, kundër britanikut Billy Joe Saunders.

Boksieri nga Kosova ka një bilanc prej 27 fitoreve, tri humbjeve dhe dy barazimeve në karrierën e tij si boksier profesionist, shkruan Periskopi.

29-vjeçari do të ketë përballë një boksier që është vërtetë i një kalibri të lartë, dhe është favorit absolut për të triumfuar.

Saunders ka një bilanc 27-0-0, derisa ka boksuar me kundërshtarë tejet kualitativ në të kaluarën.

Meçi Isufi-Saunders zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 23:00.

Më poshtë, përmbledhja e disa prej momenteve më të mira të Saunders në ring. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: