Kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë

Kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë

Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur me 3 nëntor 2017, që të lejoj ndërtimin e dy hidrocentraleve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës.

Për këtë kanë reaguar organizatat jo-qeveritare dhe kanë ka shprehur keqardhje  për këtë vendim duke thënë se kjo do të dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme dhe pa kthim biodiversitetin dhe ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur.

“Për më tepër, meqenëse vendimi për zhvillimin është bazuar në vlerësim të dobët të ndikimit në mjedis dhe në një proces me pjesëmarrje joadekuat të publikut, kemi frikë se do të vendoset një precedent i rrezikshëm që mund të dërgoj në shkatërrimin e lumenjve dhe burimeve të ujërave të ëmbla në gjithë vendin” tha Petra Remeta menaxhere e programit për ujërat e ëmbla në ËËF Adria.

Ndërsa Catherine Bohne, kryetare e organizatës jo-qeveritare TOKA, ka thënë se beteja nuk do të ndalet pasi që menjëherë do të parashtrojnë ankesë.

“Beteja nuk do të ndalet këtu pasi që ne kemi planifikuar qe menjëherë të parashtrojmë ankesë. Burimet e ujit dhe biodiversiteti jane shumë më rëndësi që të mos përfillen kur merren vendime për zhvillim të hidrocentraleve, dhe duhet të merren parasysh mendimet e komunitetit lokal për atë që ndodh në vendin e tyre,” theksoj Catherine Bohne kryetare e organizatës jo-qeveritare TOKA.

Banorët e luginës së Valbonës dhe organizata jo-qeveritare TOKA kane ngritur padi me 16 maj 2017 pranë Gjykatës Administrative në Tiranë kundër zhvillimit të dy hidrocentraleve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Padia ishte ngritur kundër katër institucioneve qeveritare: Ministrisë së Energjisë, Këshillit Kombëtar të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë të Zhvillimit të Territorit. Paditësit janë të përfaqësuar nga Kalo & Associates, firma e njohur ligjore dhe janë të përkrahur financiarisht nga ËËF. Dëgjimi i parë është mbajtur me 24 maj, dhe ne gjithsej janë mbajtur 14 dëgjime gjyqësore gjatë tërë verës. Kjo padi ishte hap i madh në kampanjën e komunitetit lokal dhe organizatave jo-qeveritare në mbrojtjen e Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës.

Shpërndaje në: