Kupa e Afrikës: Alegjeria në gjysmëfinale – mposht Bregun e Fildishtë në penallti

Kupa e Afrikës: Alegjeria në gjysmëfinale – mposht Bregun e Fildishtë në penallti

Algjeria ka mposhtur Bregun e Fildishtë dhe ka avancuar në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Pasi 90 minutat e sfidës përfunduan me rezultatin 1-1, 30 minutat shtesë nuk vendosën një fitues, transmeton Periskopi.

Kështu që skuadrat duhet të mbanin frymën dhe të zhvillonin penalltitë.

Ishin algjerianët ata që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke fituar 4-3.

Tani Algjeria do të ndeshet me Nigerinë në gjysmënalen e turneut. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: