Kupa e Afrikës – kompeticion i vakive, diçka e rrallë ka ndodhur në ndeshjen Mali-Mauritani

Kupa e Afrikës – kompeticion i vakive, diçka e rrallë ka ndodhur në ndeshjen Mali-Mauritani

Kupa e Afrikës po krijon shumë debat. Fakti që pengonte ecurinë e klubeve europiane po kthehej në një problem dhe për këtë arsye është menduar që të zhvillohet në verë. Në Egjipt.

Ndoshta temperaturat nga ato anë arrijnë deri në 40 gradë dhe nuk është klima ideale për një ndeshje futbolli, por ky kompeticion po dhuron shumë momente argëtuese për spektatorët neutralë, transmeton Periskopi.

Një nga këto momente ka ardhur në ndeshjen e luajtur mes Malit dhe Mauritanisë, kur trajneri i Malit ka bërë një zëvendësim që do të ishte historik në vetvete. Adama Traore, mesfushori mbrojtës i Monacos, është zëvendësuar nga Adama Traroe, mesfushori sulmues i Metz.

Ndër të tjera, në fushë, në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ka qenë edhe një Traore tjetër, i cili nuk quhet Adama, por Hamari dhe është vëllai i lojtarit të Monaco.

Me pak fjalë, është normale që tifozët neutralë të hutohen nga kjo situatë.

 

Shumë Traore në fushë? Mund të shkojë edhe më keq. Gjëja më absurde, në fakt, është se të dy Adama Traoret e kanë përsëritur këtë lojë edhe në tabelën elektronike. I pari, lojtari i Monaco, ka shënuar në minutën e 55-të, gjashtë minuta para se të zëvendësohej. Adashi i tij është futur në fushë dhe ka shënuar golin e 4-1-shit në minutën e 73-të.

Dhe nëse duam të arrijmë maksimumin e absurditetit, do të mjaftonte të kujtonim se asnjëri nga dy Adama Traore-të e lartpërmendur nuk është ai më i famshmi.

Ky titull i takon Adama Traore të Wolves, me një të kaluar te të rinjtë e Barcelona-s, i cili është me origjinë nga Mali, por ka nënshtetësi spanjolle.

Nëse ai do të do të kishte zgjedhur të përfaqësonte Malin, do të kishin qenë tre Adama Traore në fushë. Dhe ku i dihet se çfarë do të kishte ndodhur po të kishin shënuar të gjithë! /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: