Kupa e Botës: Caktohet orari i Kosovës në hendboll

Kupa e Botës: Caktohet orari i Kosovës në hendboll

Është përcaktuar orari i Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova është në Grupin 1 të fazës së parë kualifikuese.

Kosova është pjesë e një grupi të fortë me Belgjikën, Turqinë e Greqinë.

Kosova e kishte të drejtën e parë për të organizuar turne të grupit, por jo të gjitha Kombëtaret pranuan që ndeshjet të luhen në formë turneu. Kështu ndeshjet do të luhen në sistem vajtje-ardhje.

Dardanët i nisin kualifikimet më 3 nëntor me ndeshjen ndaj Turqisë në Eskishehir. Më 7 nëntor, Kosova e pret Belgjikën. Ndërsa katër ndeshjet tjera janë në janar të vitit të ardhshëm.

Në eliminatoret e kaluara për Botëror, Kosova ishte renditur e dyta në grup, pas Rumanisë. Vendi i dytë tani siguron kalimin në fazën tjetër.

Turqia – Kosova (3 nëntor 2021)

Kosova – Belgjika (7 nëntor 2021)

Kosova – Greqia (5 janar 2022)

Greqia – Kosova (8 janar 2022)

Kosova – Turqia (12 janar 2022)

Belgjika – Kosova (15 janar 2022)

Shpërndaje në: