Kuptimi kierkegaardian i teknologjisë: Venitja e yjeve

Kuptimi kierkegaardian i teknologjisë: Venitja e yjeve

Shkruan : Greg Cootsona, huffingtonpost.com

Filozofi Albert Borgmann thërret për një jetë “me fokus shtëpinë” (focal practices)   dhe larg “paradigmës së pajisjeve” (device paradigm).  “Focal” derivon nga latinishtja: “fokus”, që do të thotë, “ballë oxhaku”, “fole”, dhe shenjon(te) epiqendrën e jetesës romake. Kurse paradigma e pajisjeve  është ajo që na rrethon, dhe shprehimisht ka kuptimin e diçkaje që ndodhet në maje të gishtërinjeve tanë. Borgmann, jetesën bashkëkohore e kundron si një taksonomi teknologjike: përderisa teknologjia përmes pajisjeve e ka sektorializuar jetën – gjithësecili kemi telefonë të mençur, iPAD, ndjekim emisione të ndara televizive, përkatësisht rifreskojmë llogaritë tona të facebookut apo twitterit – praktikat shtëpiake në anë tjetër, bëjnë mu të kundërtën: na përbashkojnë. Fjala vjen: kultura e tryezës – ulemi gjithë së bashku dhe hamë drekë.
Kështu ngadalsojmë ritmin, dhe rigjejmë lidhjet tona. Ndjejmë një prapakthim nga vetja drejt të tjerëve.

Ngjashëm autori i “Reclaiming Conversation: The Power of Talk in a Digital Age” (2015), profesori i shkencës dhe teknologjisë Sherry Turkle, me sa arrijmë të kuptojmë vë në pah invazionin e teknologjisë ndaj përbashkësisë njerëzore, pengesën që ajo i’a shkakton kësaj përbashkësie, përkatësisht pamundësitë që i shkaktohen vetë idesë së bisedimit së vërtetë dhe empatisë. Mësimi që mund të nxirret nga Turtle mund të përmblidhet në slloganin: “Mbyll telefonin, nis muhabetin”.
Por deri këtu nuk përmenda vetë autorin e lakuar në titull. Konkretisht filozofin danez Søren Kierkegaard, që njëherit ishte një tregimtar pasionant. (Shkoqitja që në vijim i kam bërë një pjese të qëndrimit tij mbi teknologjinë është pjesë nga libri im: “Thuaj Po, Jo-së”). Kierkegaardi pasqyronte konfliktin mes “aftësisë e shikimit të yjeve” në njërën anë dhe kamjes – kjo e shoqëruar nga teknologjia, në anën tjetër. Shumica e filozofëve nuk kanë aftësi kaq prozaike sa rrëfimtaria në pak rreshta e Kierkegaardit, së paku joaq sa disa rreshta të mbesin valid për mëse 200 vite. Por Kierkegaardi mundi ta bënte këtë, dhe këtu qëndron edhe arsyja e perifrazimit të tij për kohë kaq të gjatë.

“Kalëruar me qerren e tij, i pasuri në natën e errët por të ndriçuar nga yjet është në siguri të plotë: nëse fanarët e tij punojnë, ai s’ka pse të ndjejë frikë a dyshim; Ka me vete dritën dhe terri s’mund t’ia pushtojë orbitën. Por pikërisht pse i ka të ndezur fanarët, pikërisht si pasojë e mbështetjes që gjen në atë dritë ;  pikërisht pse mu ato drita janë varrmihëse yjesh në brendinë e territ…ai s’mund t’i shohë yjet.  E ç’e do kur fukarai fshatar që vozitë qerren pa fanarë, në natën e ndriçuar nga yjet, mund t’i shohë ata shkëlqyeshëm. Kësodore të mashtruarit jetojnë (në) ekzistencën e kësaj bote: edhe u vihen pas nevojave të jetës teksa përpëliten të përfitojnë nga levërditë që u dalin përpara, edhe ndjenjë se në mirëqenien dhe ditët e tyre të bukura – e që ato ditë në fakt janë ditë të ndriçuara me fanarë – gjithçka i përmbushë, gjithçka u vete për qejfi, se kanë shumë konfor;
Por…pamjes së tyre u mungon perspektiva, pamja e yjeve…” – Søren Kierkegaard

Kierkegaardi më shtyu pothuajse çmendurisht drejt një kontemplimi. Ne, ose të paktën unë, jam bërë kurban i fanarëve halogjenë që varrosin yjet.  Kohë pas kohe përreth vetes shoh se si vijnë e shtohen pajisje teknologjike që më argëtojnë, pajisje që më “adiktojnë” e mi lidhin këmbë e duar. Se si e gjej veten në një zabel mbytës pajisjesh teknologjike që kanë nisur edhe të më aksifisojnë.

Dhe pyetem: teksa dal me orë të tëra në vrapim me iPod-in tim të lidhur për trupi, zërin e cilit bulkth lëshoj pa e dëgjuar? Teksa shikoj me orë tëra në kompjuter a u “pjesëtua” diçka nga imagjinata ime për hutin dhe sorrën? A humba pamje të tëra yjesh nën poçet elektrike ?

Përktheu: Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: