Kuqi e PSD-së tregon çka po iu thotë Albini figurave në VV që i shante dikur

Kuqi e PSD-së tregon çka po iu thotë Albini figurave në VV që i shante dikur

Aktivistja e mirënjohur e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuqi, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook për një fragment të intervistës së mbrëmshme në Dukagjin që dha Mimoza Kusari Lila.

Në këto fragmente, ndodhet ky shkëmbim mes Visar Ymerit dhe Mimoza Kusari Lilës:

“Ju keni qenë në vitin 2018 kandidate për kryetare të komunës nga Alternativa, apo jo?” – pyet Visar Ymeri

“Po.” – përgjigjet Mimoza Kusari Lila.

“Në tubimet që i mbajshim ne elektorati atje, në përkrahje të Driton Çaushit, z. Kurti dy herë e ka thënë që Mimoza Kusari nuk e ka luftu krimin dhe korrupsionin qysh është dashtë.” – shton Ymeri.

“Nuk i ka pasë krejt informatat.” – reagon Kusari Lila, pas së cilës shpërthejnë të qeshurat, përcjell Periskopi

Në pjesën vijuese të intervistës, Visar Ymeri i thotë Kusari Lilës që për rrjedhë ai që toleron korrupsionin është edhe vet pjesë e tij.

Natyra Kuqi nga PSD konsideron që Kurti është shfajësuar për sharjet që iu ka bërë disa prej kritikëve të tij që tashmë i janë bashkuar duke u vetëquajtur “i painformuar”.

Statusi i plotë:

Pak sekonda që na e rrëfejnë se si VV ka mbetur as mish e as peshk. Lideri i partisë Kurti ka mbërritur në shkallën që përveç se i vendos në krye të organeve të partisë figurat që dikur i akuzonte, duket se për të kaluarën e tij me këto figura, ai është shfajësuar duke u vetëquajtur i painformuar.

Shpërndaje në: