Kur dhimbja shndërrohet në art: Artistja ‘i kthen’ në lule gjurmët e plumbave në Buça

Kur dhimbja shndërrohet në art: Artistja ‘i kthen’ në lule gjurmët e plumbave në Buça

Artistja Ivanka Solkovska ka fluturuar nga Toronto i Kandasë në drejtim të fshatit Buça për të ngjyrosur lule në shenjat e mbetura nga plumbat pas mizorisë ruse, duke i ofruar mbështetje banorëve lokalë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Në prill, pamjet nga fshati në periferi të Kievit shfaqnin trupat e vdekur me duart e lidhura prapa shpinës së tyre të shtrirë në rrugë.

Skenat u zbuluan pas tërheqjes së trupave ruse nga kryeqyteti Kiev, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pamjet e tilla i kishte cilësuar si “gjenocid” të kryer nga forcat ruse. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: