Kur do të kalojë Ligji i Pagave, Sveçla zgjedh fjalët e Kurtit: Është çështje ditësh, mos të them javësh

Kur do të kalojë Ligji i Pagave, Sveçla zgjedh fjalët e Kurtit: Është çështje ditësh, mos të them javësh

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është çështje ditësh për të mos thënë javësh se Ligji i Pagave do të kalojë në diskutim publik.

Sveçla thotë se MPB-jai ka rrumbullaksuar të gjitha punët e veta sa i përket kësaj çështje.

“Shumë shpejt, është çështje ditësh mos të them javësh që ky ligj do të kalojë në diskutim publik. Për sa i takon MPB-së ne tashmë i kemi rrumbullaksuar të gjitha punët tona”, tha Sveçla në KTV.

“Është çështje e vlerësimit edhe nga Ministria e Financave për shkak që normalisht se do të ketë një ndikim financiar”.

“Rrogat do të varen prej koeficientit që do të përcaktohet me buxhetin e Kosovës dhe kjo do të bëhet nga ana e Qeverisë e jo vetëm nga Ministria e Financave”, deklaroi Sveçla./Periskopi/

Shpërndaje në: