‘Kur e pyetën anëtarësinë?’, Kurti kritikon Jasharajn: Ua dhashë tri oferta, e ata dolën thanë greva vazhdon

‘Kur e pyetën anëtarësinë?’, Kurti kritikon Jasharajn: Ua dhashë tri oferta, e ata dolën thanë  greva  vazhdon

Kryeministri Albin Kurti sot përmes një konference për media me një ton nervoze ka kritikuar Rrahman Jasharajn me shokë se si pas tri ofertave të tij, ata dolën thanë vazhdon greva, ndërkohë që në takim theksuan se do ta pyesin anëtarësinë fillimisht, shkruan Periskopi.

‘Neve na thanë në takim se do ta pyesin anëtarësinë. ’Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte : T’i bëjmë pjesë përrmbajtësore të diskutimeve publike për ligjin për pagat. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK’në do ta bëjmë reformën e sistemit social për diferencimin e kategorive të ndryshme duke hequr pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune. U zotuam që tek barnat esenciale do shtojmë 10 milionë euro. Thanë se do konsultohen për këto gjëra, kur dolën thanë vazhdon greva. Se di cfarë anëëtarësie është ajo që reduktohet në një telefonatë. Ata janë sjellur me mua thua buxheti i Kosovës është para e imja. Më thoshin na ndihmo si vlla. Si vlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër. Ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla. Duhet të kem parasysh një qasje universale. Ndërkohë që ballafaqohesha me një dëshirë partikulare’’, tha ai.

“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje./PERISKOPI/

Shpërndaje në: