Kur fanella e kombëtares vlen më shumë se gjithçka tjetër, ja çfarë i ndodhi Rakiticit një natë para ndeshjes me Anglinë (Foto)

Kur fanella e kombëtares vlen më shumë se gjithçka tjetër, ja çfarë i ndodhi Rakiticit një natë para ndeshjes me Anglinë (Foto)

Ivan Rakitic luajti për 120 minuta ne ndeshjen kundër Anglis, por nuk tregoi formë të lartë dhe për këtë kishte një arsye të fortë

Ivan Rakitic kishte probleme shëndetësore vetëm një natë para ndeshjes me Anglinë, por pavarësisht kësaj ai luajti 120 minuta, shkruan Periskopi.

Kroacia u kualifikua në finale pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 me golat të shënuar nga Perisic dhe Mandzukic.

“Një natë para ndeshjes kisha temperaturë të lartë, 39 gradë, unë isha shumë i sëmurë, i shtrirë në shtrat dhe duke u përpjekur për të marrë forcën për të luajtur, në njëfarë mënyre e kam gjetur atë, dhe në fund ia vlejti,” ka thënë Rakitic.

I pyetur se a do të jetë i gatshëm që të luajë edhe në finale, ylli kroat u përgjigjë kështu: “Mirë, unë do të luaja edhe me një këmbë në finale,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: