Kur flini më pak, jeni shumë më të stresuar dhe reagoni më me ndjeshmëri

Periskopi.com Zoya

Sipas një hulumtimi të ri, më pak gjumë do të mund të lidhet me reagimin më të fortë emocional ndaj ngjarjeve stresuese

Kur flini më pak se zakonisht më shumë do të reagoni ndaj stresuesve ditorë dhe ata do të ndikojnë te ju, shkruan FoxNews.

Pothuajse dy mijë amerikanë të rritur të moshës 33 deri në 84 vjeç janë anketuar tetë ditë pa ndërprerë, ndërkaq është studiuar kohëzgjatja e tyre e gjumit, stresuesit ditorë, numri i ngjarjeve pozitive të cilat i kanë përjetuar dhe si kanë ndikuar ato tek ata gjatë ditës.

Përgjithësisht, të intervistuarit kanë treguar që janë më pak të stresuar kur kanë fjetur gjumë më shumë.

Bashkë me këtë, është konstatuar që të intervistuarit të cilët kanë pasur ndonjë gjendje kronike “janë më reagues ndaj ngjarjeve pozitive” po të flinin gjumë më shumë.

Kur njerëzit përjetojnë diçka pozitive, si p.sh. përqafimet apo kur kalojnë kohën në natyrë, zakonisht ndihen më të lumtur atë ditë.

Mirëpo kur flenë më pak gjumë se zakonisht, nuk mund të reagojnë ashtu ndaj ndjenjave të mira, sepse thjesht janë shumë të lodhur.

Udhëzimi i rekomanduar për gjumë të mirë është së paku shtatë orë. Vlerësohet që çdo i treti person i rritur nuk e plotëson këtë kërkesë shëndetësore.

Përmirësimi afatgjatë i zgjatjes së gjumit jo vetëm që i bën më të lehta ditët stresuese, por edhe potencialisht zvogëlon rrezikun që ka të bëjë me çrregullimet mendore, gjendjet kronike shëndetësore apo madje vdekjen e hershme.

Shpërndaje në: