“Kur je pa pikë nafake” – Qeni ia shqyen tifozes biletën e finales së Ligës së Kampionëve 

“Kur je pa pikë nafake” – Qeni ia shqyen tifozes biletën e finales së Ligës së Kampionëve 

Liverpooli do të garojë në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në pesë vitet e fundit, kur do të përballet me Real Madridin në Paris më datën 28 maj.

Skuadra e Jurgen Klopp do të hyjë në këtë ndeshje si favoriti i dytë për të fituar garën në fjalë për herë të shtatë.

Triumfi në Ligën e Kampionëve mbetet çmimi më i madh në futbollin evropian të klubeve, dhe dhjetëra mijëra tifozë të Liverpoolit do të udhëtojnë drejt Parisist me shpresën se mund të rikthejnë trofeun e famshëm në qytetin e Merseyside.

Së fundmi, është folur shumë rreth vendimit për t’i dhënë çdo klubi nga 19,000 bileta për një stadium me kapacitet prej 75,000 ulëseve.

Por tani, një tifozeje të Liverpoolit pasi që kishte siguruar biletën i ka ndodhur një fatkeqësi që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte.

Në fakt, tifozes në fjalë, qeni i saj ia ka shkatërruar biletën e finales së madhe, ku këtë gjë e kishte konfirmuar edhe vetë ajo përmes llogarisë së saj në “Twitter”.

Më poshtë mund të gjeni postimin e tifozes në fjalë në “Twitter”.

Shpërndaje në: