Kur Kadri Veseli fliste për vetëvrasje: “Runu, ishalla veç s’e vrani veten” (Video)

Kur Kadri Veseli fliste për vetëvrasje: “Runu, ishalla veç s’e vrani veten” (Video)

Fjalët e Veselit dukeshin të paqarta për të mos thënë kërcënuese, por kjo porosi drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes “Runi, ishalla veç s’e vrani veten” u quaj deklaratë me paramendim nga kryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri.

Kjo është deklarata e plotë e Veselit në seancën ku diskutohej për vlerat e luftës në një moment të tensionuar diskutimi mes deputetëve:

 Në qoftë se vazhdoni kështu me tendenca shumë të qarta nuk mund të mbaj përgjegjësi në eskalimin e juj.

Ju çdo fjalë që po e folni veç taksiratë po ndjellni ndaj njëri-tjetrit. I paçi në qafë familjet tuaja, për arsye se po dëmtoni, po nxitni por unë nuk marrë përgjegjësi. Po mundohna me i evitu, po mundona me i largu, ju pos fjalës vrasje, kriminel.. e keni vu ma, e keni instalu në këtë Kuvend.

Runu, ishalla veç s’e vrani veten.

Ndërsa, Ymeri e kishte pyetur Veselin se kë do ta angazhojë për vetëvrasje.

“Për vetëvrasje kënd do ta angazhosh, se për vetpërjashtimin e angazhove Policinë; tash cili është agjenti që e ekzekuton vetëvrasjen në këtë rast. Cfarë vetëvrasje është kjo. Nuk ishte kjo diçka në afekt dhe e pamë të gjithë mbrëmë. Pra, seanca e djeshme ishte thirrur për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, me paramendim”, kishte thënë Ymeri në seancën e së nesërmes.

Shpërndaje në: