Kur Kurti thoshte se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon, FMN e demanton shpejt

Kur Kurti thoshte se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon, FMN e demanton shpejt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti që nga marrja në dorë të qeverisjes me vendin është munduar që në deklaratat e tij të mos lë asnjë behane në punën që bën Qeveria e udhëhequr nga ai, shkruan Periskopi.

Ai në një deklaratë që kishte bërë në maj të këtij viti, thoshte se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

“Zhvillimi ekonomik ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Gjatë vitit të kaluar, politikat dhe veprimet tona kanë pasur ndikim pozitiv. Kemi shënuar rritje ekonomike prej 10.53 % të bruto produktit vendor, eksporti është rritur për 83 % dhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22%”- kishte thënë Kurti.

Por sot FMN- ja e demnatoi shpejtë të parin e Qeverisë.

Sot është publikuar renditja e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën, nga revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime dhe lajme financiare.

Sipas këtyre të dhënave, për vitin 2022 Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë në 17,383 dollarë.

Në fillim të listës vijojnë edhe vende si Zvicra Emiratet e bashkuara Arabe, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara në vend të shtatë me 76,027 dollarë për frymë.

Por cilat janë vendet më të varfëra të botës? Listimi i tyre sipas PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerë tregon se në fund të listës janë vende si Burundi, Sudani i Jugut, Somalia, Nigeria, Republika e Kongos dhe vende të tjera afrikane.Në rajon, sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105 dhe 90, respektivisht.

Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.

Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë.

Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë./PERISKOPI

Shpërndaje në: