Kur legjendat largohen: Federer tregon se kur do të luajë ndeshjen e fundit

Kur legjendat largohen: Federer tregon se kur do të luajë ndeshjen e fundit

Roger Federer u dha fund dyshimeve dhe të gjitha spekulimeve sot dhe zbuloi se të premten e ardhshme do të luajë ndeshjen e fundit si tenist profesionist.

Zvicerani, një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, do të garojë në Laver Cup, në Londër, por vetëm në një ndeshje dyshe, duke lënë mënjanë mundësinë për të luajtur veçmas për shkak të kufizimeve fizike që e detyruan, në moshën 41-vjeçare, për t’u tërhequr nga ky sport.

“Ndoshta mund të luaj dyshe me Rafan. Të përfundosh karrierën pranë Nadalit do të ishte ëndërr.

Por unë nuk do të luaj tek, është e pamundur dhe për këtë arsye nuk arrita të përfundoja në Basel.

Shpresoj që të jem në një nivel të pranueshëm, por ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam luajtur në nivelin më të lartë”, tha Federer në një konferencë për shtyp.Në këtë mënyrë dhe pavarësisht se partneri dhe kundërshtarët nuk janë përcaktuar ende, ndeshja e fundit profesionale e zviceranit do të jetë në datën 23, nga ora 21:00.

Shpërndaje në: