Kur menduam se Hazardi i vërtetë u rikthye, lëndohet përsëri: Zidane detyrohet ta zëvendësojë kundër Alavesit

Kur menduam se Hazardi i vërtetë u rikthye, lëndohet përsëri: Zidane detyrohet ta zëvendësojë kundër Alavesit

Eden Hazardit nuk po i ec te Real Madridi.

Pas humbi pothuajse një sezon të tërë me Los Blancos për shkak të lëndimeve, ylli belg vijon të vuajë edhe këtë edicion me probleme të njëjta, ku mungoi në këtë fillim sezon.

Dhe tani pasi u mendua se gjithçka do të rregullohej, pasi pati një paraqitje të mirë ndaj Interit në mesjavë, Hazard ka pësuar një tjetër lëndim në takimin me Alaves që po zhvillohet aktualisht.

Zinedine Zidane u detyrua ta zëvendësonte atë në minutën e 29-të. Rodrygo u fut në vendin e tij.

Ndryshe, Real Madrid është duke pësuar humbje 0:1 nga Alaves. 

Shpërndaje në: