Kur Messi vishte fanellën e Atletico Madridit

Kur Messi vishte fanellën e Atletico Madridit

Ditën e sotme duket një çmenduri, një shaka, një utopi dhe e pamundur. Ashtu siç dukej dhe transferimi i Luis Suarez tek Atletico, kur Diego Simeone i përmendi për herë të parë emrin.

Kështu edhe Wanda Metropolitano duhet të tentojë të sjellë Messi-n në fushën e gjelbërt të saj por të veshur me fanellën e Atletico-s.

Dhe nuk do të ishte hera e parë që do ta bënte. Sigurisht, jo në një ndeshje zyrtare, por gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar nga patrioti i tij Maxi Rodriguez, gjatë kohës që luante me Los Colchoneros

Në miqësoren e zhvilluar për bamirësi, luanin edhe Zanetti dhe Messi të veshur me fanellën e Atletico-s.

Duke ditur problemet brenda klubit të Barcelonës, dhe që miku i tij më i mirë Luis Suarez luan tashmë në Madrid, asgjë nuk duket e pamundur për Atletico-n.

 

 

Shpërndaje në: