Kur mund të presim njohje të reja? Gërvalla: Sapo të kemi arritur rezultate në njohje të reja

Kur mund të presim njohje të reja? Gërvalla: Sapo të kemi arritur rezultate në njohje të reja

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur nëse Kosova do të ketë njohje të reja.

Tash e shtatë muaj që kur qeveria Kurti po udhëheq me vendin, Kosova nuk ka pranuar ndonjë njohje të re, e për këtë Ministrja e Jashtme ka thënë se njohje do të ketë kur të na njohin shtetet.

“Pse asnjë njohje për shtatë muaj?”, u pyet ajo nga gazetari.

“Po sepse nuk ka pasur njohje për shtatë muaj, ne jemi duke punuar dhe biseduar me partnerë të ndryshëm, kemi pas takime të shumta me shtet jo-njohëse disa i kemi pas publike shumicën konfidenciale dhe mund të them me siguri që jemi në rrugë të mirë për njohje të reja. Publiku njohjen e merr vesh datën kur ndodhë akti i njohjeve” iu përgjigj Gërvalla.

“Kur mund të presim njohje të reja?”, ishte pyetja tjetër e gazetarit.

“Sapo të kemi arritur rezultate në njohje të reja”, ia ktheu Gërvalla./Periskopi/

Shpërndaje në: