Kur ndërtoni gjithçka mbi para: Lojtarët as telefonin nuk po ia hapin presidentit

Kur ndërtoni gjithçka mbi para: Lojtarët as telefonin nuk po ia hapin presidentit

Kur ndërtoni gjithçka mbi para: Lojtarët as telefonin nuk po ia hapin presidentit për të diskutuar për shkurtesa në pagë

Menaxhmenti i PSG-së po pret nga yjet e skuadrës që të pranojnë shkurtesa të mëdha në pagë, pas humbjeve drastike të klubit për shkak të pandemisë.

Sipas gazetës franceze, “L’Equipe”, presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi ka ngritur zërin e tij pasi shumë lojtarë as që u përgjigjën në telefonatat për të diskutuar rreth shkurtesave në pagë, transmeton Periskopi.

Ai që mori më së shumti vëmendje ishte kapiteni, Thiago Silva, një njeri i privilegjuar nga hierarkia e PSG-së, i cili ka udhëtuar drejt Brazilit për t’i kaluar ditët e karantinës, por që nuk po pranon shkurtesa në pagë.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe lojtari po refuzon të pranojë shkurtesë në milionat që i vinë në muaj, derisa poashtu nuk dëshiron ta ndihmojë menaxhmentin që t’i bind të tjerët për të pranuar shkurtesa.

Al-Khelaifi nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për faktin se lojtarët nuk i përgjigjen në telefonata.

Aktualisht, futbollistët e PSG-së janë pjesërisht të papunë, dhe marrin vetëm 84% të pagës, një shkurtesë që nuk mjafton sipas drejtuesve të klubit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: