Kur Rrahman Jasharaj i mëshonte fort pushtetit PDK-LDK më 2014

Kur Rrahman Jasharaj i mëshonte fort pushtetit PDK-LDK më 2014

Rrahman Jasharajn e mbajmë mend si kryesindikalistin që ka pasur përplasje të ashpra vazhdimisht me të gjitha qeveritë e Kosovës, pavarësisht se nga cila parti vinin. Jasharaj së fundi po sulmohet e linçohet nga Vetëvendosje, por në fakt, historia e tij sindikaliste na tregon për një konsistencë të lakmueshme.

Jasharaj është ndër njerëzit më meritorë për rritjen e pagave të punëtorëve të arsimit, dhe sukseset e tij sindikale e kanë bërë frymëzim edhe për sindikatat e tjera.

Ai ka mbajtur disa greva të kufizuara e disa të tjera të përshkallëzuara, pa u trembur nga njerëzit në pushtet.

Në fund të vitit 2014, Kosova po përjetonte një ikje masive të të rinjve të saj, dhe e cila zgjati deri në marsin e vitit 2015.

Rrahman Jasharaj ngulmonte që të realizoheshin premtimet e dhëna nga liderët që marrin pushtetin.

“Ne këmbëngulim që liderët kur t’i japin premtimet, të mësohen edhe t’i përmbushin ato,” – ishte shprehur z. Jasharaj, duke sulmuar kryeministrin Mustafa dhe gjithë koalicionin PDK-LDK.

Në atë kohë, Jasharaj po kërkonte implementimin e plotë të kontratës kolektive, dhe ngriten e pagave për punëtorët e arsimit prej 25 për qind.

“Deri më 9 janar nëse nuk ka veprime nga instuticionet, jam i autorizuar të kalojmë në veprime sindikale të përshkallëzuara,” – ishte shprehur Jasharaj.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e mëposhtme:

Shpërndaje në: